Prishtinë, 4 shtator 2026 20:18
Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve.
Në të përmenden me detaje emrat dhe veprimet që dyshohet se i kanë kryer secili prej të akuzuarve. Në mesin e tyre, 13 persona janë të lindur në Kosovë.
Lista e plotë e të akuzuarve:
Jovica Stanishiq, në cilësinë e shefit të Departamentit të Sigurisë Shtetërore;
Vlastimir Gjorgjeviq, në cilësinë e shefit të Departamentit të Sigurisë Publike;
Sreten Lukiq, në cilësinë e ndihmëshefit për çështje policore në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Beograd dhe koordinatorit e udhëheqësit të shtabit të krijuar në Prishtinë;
Goran Radosavljeviq, në cilësinë e udhëheqësit për detyra dhe punë të natyrës speciale të sigurisë në shtabin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë dhe koordinatorit, përkatësisht udhëheqësit të shtabit në Fabrikën e Municionit në Skenderaj;
Milorad Ulemek, në cilësinë e komandantit të Njësisë për Operacione Speciale;
Zhivko Trajkoviq, në cilësinë e komandantit të Njësive Speciale Antiterroriste;
Zoran Simoviq, në cilësinë e komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste në Beograd;
Spasoje Vuleviq, në cilësinë e zëvendëskomandantit në terren të Njësisë Speciale Antiterroriste në Beograd;
Branko Çurçiq, në cilësinë e komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste në Novi Sad;
Zhelimir Mrdalj, në cilësinë e zëvendëskomandantit në terren të Njësisë Speciale Antiterroriste në Novi Sad;
Radislav Staleviq, në cilësinë e komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste në Prishtinë;
Vlado Todoroviq, në cilësinë e zëvendëskomandantit në terren të Njësisë Speciale Antiterroriste në Prishtinë;
Branko Prljeviq, në cilësinë e komandantit të Detashmentit të Uzhicës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Radoslav Mitroviq, në cilësinë e komandantit të Detashmentit të Nishit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Milivoje Stojilkoviq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Leskovcit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Sërgjan Iliq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Vranjës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Nenad Stojkoviq, në cilësinë e komandantit të Togut të Nishit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Bozhidar Filiq, në cilësinë e komandantit të Detashmentit të Kosovës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Zharko Brakoviq, në cilësinë e komandantit të Detashmentit 24 të Prishtinës;
Çedomir Bozhoviq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Mitrovicës dhe njëkohësisht komandant i Togut të Mitrovicës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Zharko Rokviq, në cilësinë e komandantit të Togut të Skenderajt, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Dushan Ivanoviq, në cilësinë e komandantit të Togut të Leposaviqit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Staleta Mojsiloviq, në cilësinë e komandantit të Togut të Zubin Potokut, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Vuçina Janiçijeviq, në cilësinë e komandantit të Togut të Vushtrrisë, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Milan Leçiq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Ferizajt, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Radomir Çoliq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Gjakovës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Sërgjan Peroviq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Pejës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Nenad Milaçiq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Prishtinës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;
Veljko Radenoviq, në cilësinë e komandantit të Kompanisë së Prizrenit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të katër Konventave të Gjenevës, respektivisht nenet 48, 51, 52, 57, 76 dhe 77 të Protokollit I dhe nenin 13 të Protokollit II. Gjatë muajit mars të vitit 1998, në fshatin Prekaz i Poshtëm, respektivisht në lagjen Jasharaj, gjatë konfliktit të armatosur, në bashkëkryerje, në koordinim të ndërsjellë dhe duke shfrytëzuar autoritetin dhe kompetencat që ndërlidhen me pozitat e tyre, ndonëse ishin të vetëdijshëm për praninë e një numri të madh të popullsisë civile dhe për pasojat e rënda që mund t’i shkaktoheshin asaj, me dashje kanë planifikuar, organizuar, koordinuar, urdhëruar dhe drejtuar sulmin me përdorimin e artilerisë së rëndë, tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake kundër zonës ku ndodheshin civilët. Si pasojë e të cilit janë vrarë persona civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë marrë peng, maltretuar dhe torturuar personat civilë, si dhe janë shkatërruar objekte dhe infrastrukturë civile.
30–35. Dragan Zhivanoviq, Obrad Stevanoviq, Ljubinko Cvetiq, Branko Gjuriq, Ilija Trajkoviq dhe Milenko Bozhoviq, në cilësinë e komandantëve, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të katër Konventave të Gjenevës, nenet 50, 51, 86 dhe 87 të Protokollit I, si dhe nenin 13 të Protokollit II, kanë kryer shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke mos përmbushur detyrimet e tyre për të parandaluar, penguar, ndëshkuar autorët apo raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet kompetente.
Të gjithë akuzohen në mungesë.
Sipas aktakuzës, personat e dyshuar të gjithë së bashku kishin hartuar planin për të sulmuar lagjen e Jasharëve në Prekaz.
Thuhet se, në zbatim të planit, nga fillimi i muajit janar të vitit 1998 e deri në përfundim të sulmit të armatosur pas datës 7 mars 1998, lagjja ishte nën vëzhgim dhe kontroll të vazhdueshëm nga Njësia për Operacione Speciale, e udhëhequr nga komandanti i saj, i pandehuri Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legia”.
Veç kësaj, thuhet se në vëzhgimin dhe përgatitjen e operacionit kishte marrë pjesë edhe Njësia e Posaçme e Policisë, përkatësisht Kompania e Mitrovicës.
Në kryerjen e këtij sulmi, Prokuroria Speciale thotë se ishte përdorur armatim i kalibrit të rëndë, duke përfshirë granatimin me armë kundërajrore, mjete të blinduara dhe tanke. Prokuroria ka thënë se kjo aktakuzë është ngritur pas një pune disavjeçare.
Më 5, 6 dhe 7 mars, forcat serbe vranë më shumë se 50 persona gjatë sulmit në Prekaz ndaj familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
I dyshuari për spiunazh i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin
Katër dënime me nga 40 vite – Kush është Milorad Ulemek, famëkeqi “Legija” – i cili pas Jasharëve, i vrau të vetët
Trepça kthen prona që i ishin uzurpuar në veri, sot rimori ish Bankën Komerciale në Zveçan
35 të akuzuar për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Gazetari Ermal Panduri denoncon në Polici dyshimet për përndjekje, thotë se mund të ketë lidhje me BIA-n
Vuçiq kandidat për kryeministër, protesta në Nish kundër regjimit të tij
Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv