Prishtinë, 2 gusht 2025
Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ishin ndër temat kryesore të një darke pune mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker.
Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, Kurti informoi zyrtarin amerikan për zhvillimet në vend, investimet në fushën e mbrojtjes gjatë mandatit të tij dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.
Kryeministri falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për rolin e tyre jetik në ruajtjen e sigurisë dhe paqes.
Gjithashtu, Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të forcuar më tej bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe industrinë e saj.
Në darkë morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, si dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj