Prishtinë, 2 shtator 2026 18:08
Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.
Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në njoftimin e KPK’së pas mbledhjes së somte.
Në kuadër të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi Mekanizmin e Raportimit Vjetor për vitin 2025, përkatësisht raportimet e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, z. Agron Bajrami, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, të cilët raportuan para anëtarëve të KPK-së.
Pas shqyrtimit të raportimeve, Këshilli miratoi Raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, ndërsa nuk e miratoi Raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
“KPK, gjithashtu, u njoftua për pensionimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula. Me këtë rast, Këshilli vendosi që propozimi për lirimin e saj nga detyra për shkak të pensionimit t’i përcillet Presidencës së Republikës së Kosovës, në pajtim me procedurat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim
Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dorëheqjen e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, z. Aleksandër Lumezi.
Në vijim, KPK shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Vlerësimit të Performancës së shtatë (7) prokurorëve, në kuadër të lëndës KVPP/413/2026. Po ashtu, Këshilli refuzoi kundërshtimin e paraqitur nga një prokuror ndaj këtij raporti.
Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për rihapjen e rastit të procedurës disiplinore, të cilën e refuzoi, pasi vlerësoi se nuk ekziston bazë ligjore për rihapjen e rastit, meqenëse çështja në fjalë është shqyrtuar dhe vërtetuar në të gjitha instancat gjyqësore.

Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
I dyshuari për spiunazh i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin
Katër dënime me nga 40 vite – Kush është Milorad Ulemek, famëkeqi “Legija” – i cili pas Jasharëve, i vrau të vetët
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve po prek edhe Policinë në Luginën e Preshevës
Gazetari Ermal Panduri denoncon në Polici dyshimet për përndjekje, thotë se mund të ketë lidhje me BIA-n
Vuçiq kandidat për kryeministër, protesta në Nish kundër regjimit të tij