Prishtinë, 1 shtator 2026 13:56
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka thënë se nxënësit shqiptar në Luginën e Preshevës nuk kanë nisur sot vitin shkollor me libra falas, pas bllokimit nga ana e Qeverisë së Serbisë të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se rreth 2.000 nxënës shqiptarë të tri shkollave të mesme në Preshevë dhe Bujanoc vazhdojnë të mësojnë pa asnjë komplet tekstesh në gjuhën shqipe sipas programeve të reformuara.
“Sot, më 1 shtator 2026, 3.686 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e nisin vitin shkollor pa librat falas që u takojnë. Jo sepse librat mungojnë. Jo sepse Kosova nuk i ka ndarë mjetet. Jo sepse Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe shkollat nuk janë përgatitur. Por sepse institucionet e Serbisë kanë bllokuar mjetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të dedikuara për tekstet mësimore të fëmijëve shqiptarë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se veprimi i Serbisë është ndërhyrje në drejtën për arsim.
“Kur një shtet bllokon financimin e librave për fëmijë për shkak të prejardhjes së mjeteve, ai ndërhyn drejtpërdrejt në të drejtën për arsim, në barazinë e qytetarëve dhe në ruajtjen e gjuhës e të identitetit. Ndërkohë, rreth 2.000 nxënës shqiptarë të tri shkollave të mesme në Preshevë dhe Bujanoc vazhdojnë të mësojnë pa asnjë komplet tekstesh në gjuhën shqipe sipas programeve të reformuara. Tani po rrezikohet edhe njëra prej arritjeve më të rëndësishme të viteve të fundit – pajisja falas e çdo filloristi shqiptar me libra në gjuhën amtare. Mund t’i bllokoni mjetet, por nuk mund ta bllokoni të drejtën tonë për librin shqip. Libra shqip. Libra falas. Barazi për çdo nxënës”, ka shkruar ai

Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
I dyshuari për spiunazh i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin
Katër dënime me nga 40 vite – Kush është Milorad Ulemek, famëkeqi “Legija” – i cili pas Jasharëve, i vrau të vetët
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve po prek edhe Policinë në Luginën e Preshevës
Gazetari Ermal Panduri denoncon në Polici dyshimet për përndjekje, thotë se mund të ketë lidhje me BIA-n
Vuçiq kandidat për kryeministër, protesta në Nish kundër regjimit të tij