Prishtinë, 1 shtator 2026 12:18
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme bashkëpunimin e qytetarëve me institucionet në luftën kundër spiunazhit.
Ai ka thënë se shtetet armike janë të interesuar të kenë bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme dhe për këtë ka bërë thirrje të ketë edhe vigjilencë.
“Nëse vëreni diçka të dyshimtë nga persona të caktuar që tentojnë të marrin informacione nga ju, apo që ju orientojnë drejt vendeve me rëndësi vitale e strategjike për Kosovën, mos hezitoni dhe lajmëroni menjëherë autoritetet!Duke raportuar, ju i ndihmoni vendit dhe ua lehtësoni punën institucioneve tona të sigurisë për të neutralizuar agjenturat e huaja. Çdo individ që dyshohet për spiunazh dhe rrezikon sigurinë kombëtare do të dalë para drejtësisë dhe do të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Islami.
Ai ka thënë se shtetit i Kosovës ka dëshmuar gjatë dy viteve se po e lufton spiunazhin, për të cilin ka thënë ka thënë se është një rrezik i madh.
Arrestimet dhe dënimet për spiunazh gjatë dy viteve të fundit tregojnë qartë dy gjëra: Shteti i Kosovës po i lufton pa mëshirë të gjithë ata që orientohen kundër interesit tonë kombëtar. Veprimtaria e spiunazhit është një rrezik real dhe tejet i madh për sigurinë tone kombëtare sepse mund të bëheni bashkëpunëtor pa e ditur as vet”, ka shkruar ai në Facebook.

Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje