Prishtinë, 2 gusht 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me Zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO-n, David Baker.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Më herët gjatë ditës, Baker ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Në agjendën e tij për sot përfshihet edhe një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të presin zyrtarin amerikan në një darkë pune të organizuar nga ministri Maqedonci.
Ndërkohë, para këtij takimi, David Baker do të pritet në një ceremoni zyrtare nga ministri në detyrë i Mbrojtjes. Ministria ka njoftuar se pritja do të zhvillohet në orën 16:00.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj