Prishtinë, 30 gusht 2026 18:57
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.
Maqedonci ka uruar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin e pesë viteve të shkollimit, që përfshinë një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.
Ai tha se arsimimi dhe zhvillimi profesional i personelit mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Sot, para fillimit të ceremonisë së diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze. Urova nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit, përfshirë një vit të kursit përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite të studimeve ushtarake’, ka shkruar ai në Facebook”.
Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, krahas zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, kanë në fokus të veçantë arsimimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të personelit. Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.
“Shkollimi i oficerëve tanë në akademitë prestigjioze të vendeve partnere njëkohësisht forcon lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave tona të armatosura. Republikës së Turqisë i jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së. Nëntogerëve tanë u dëshiroj shumë suksese në detyrat dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike