Prishtinë, 28 gusht 2026 10:44
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport me shkrim nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë lidhur me veprimet e ndërmarra gjatë hetimit dhe ndjekjes së rastit të vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.
Kërkesa është bërë në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit, pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila më 24 gusht 2026 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.
Sipas komunikatës së Prokurorisë së Shtetit, raporti i kërkuar do të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë trajtimit të rastit.
Rasti i Gllogjanit kishte tronditur opinionin publik në Kosovë, ndërsa procesi gjyqësor ka qenë nën vëmendje të vazhdueshme për shkak të rëndësisë dhe natyrës së rëndë të ngjarjes.
Pas vendimit lirues të gjykatës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar që të shqyrtohet në mënyrë të detajuar mënyra se si është zhvilluar procedura nga organi i akuzës në Pejë.
Përmbajtja e raportit dhe hapat eventualë që mund të ndërmerren nga Kryeprokurori i Shtetit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të këtij procesi të raportimit dhe vlerësimit.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës