Prishtinë, 26 gusht 2026 08:47
Historia dhe arkivi i fragmentuar i Lëvizjes Shqiptare të Rezistencës në Kosovë, e njohur gjerësisht si “Ilegalja”, do të jenë në fokus të një aktiviteti të organizuar në Muzeun e Burgut të Prishtinës, “Burgu i Idealit”.
Në kuadër të programit “PRISON x RESISTANCE”, antropologia, historiania dhe shkrimtarja Eli Krasniqi do të trajtojë periudha dhe dëshmi të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e kësaj lëvizjeje.
Në aktivitet do të prezantohen materiale historike, përfshirë ditarë, shkrime burgu, botime ilegale, procesverbale gjyqësore, këngë dhe dëshmi të mbledhura në periudha të mëvonshme.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mënyrës se si burgosja, fshehja, veprimtaria në ilegalitet dhe rrëfimet e mëvonshme kanë ndikuar në ruajtjen dhe dokumentimin e historisë së rezistencës shqiptare në Kosovë.
Krasniqi prej vitesh merret me hulumtimin e lëvizjeve të rezistencës shqiptare në Kosovë, ndërsa puna e saj lidhet edhe me kujtesën, historitë e margjinalizuara dhe pabarazitë historike.
Aktiviteti organizohet nga Prison Radio, Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe Stralli dhe do të zgjasë rreth 90 minuta.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan