Zubin Potok, 01 Gusht 2025
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka publikuar një thirrje për konsultime publike lidhur me draft-statutin, logon dhe flamurin e komunës.
Siç ka bërë të ditur Zeqiri në profilin e tij në Facebook, debati publik është i hapur nga dje, përkatësisht nga data 31 korrik deri më 14 gusht 2025.
Qytetarët, sipas tij, mund të dërgojnë komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre përmes postës elektronike në adresën: [email protected].
Përveç konsultimeve online, komuna ka caktuar edhe takime fizike në Sallën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, të cilat do të mbahen më 8 gusht 2025.
Orari është si vijon: në orën 09:00 për stemën, në orën 10:00 për flamurin, dhe në orën 11:00 për draft-statutin.
“Kjo nismë po realizohet në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ për qeverisje të hapur në komuna, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin e miratimit të akteve të rëndësishme lokale,” thuhet në njoftimin e Zeqirit, i cili njëkohësisht ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë aktive në konsultimet publike.


Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit