Mitrovicë Veriore, 31 Korrik 2025
Në Mitrovicë të Veriut, sot më 31.07.2025, janë mbyllur përkohësisht disa lokale të gastronomisë, ordinanca dentare, ambulanca gjinekologjike dhe poliklinika të paregjistruara.
Kjo është bërë përmes një aksioni të përbashkët mes Drejtorisë së Inspektimit dhe inspektorëve sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Deri më tani janë kryer dhjetëra kontrolle gjatë dhe pas orarit zyrtar, si edhe në orët e vona të natës. Subjektet punonin pa leje, në ambiente të papërshtatshme, ndërsa në disa ordinanca mjekët banonin në të njëjtat hapësira”- thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Komunarët njoftojnë se produktet jo të rregullta u konfiskuan, u hartuan procesverbale, u vendosën masa ndëshkuese dhe u urdhëruan masa të detyrueshme për legalizim urgjent dhe adaptim sanitar.
“U bëjmë apel qytetarëve të përdorin vetëm objekte të regjistruara nën mbikëqyrjen institucionale për sigurinë dhe shëndetin e tyre. Falënderojmë qytetarët për besimin dhe informacionet me kohë që mundësuan ndërhyrjen efikase”- thuhet në njoftimin e Komunës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit