Prishtinë, 17 gusht 2026 14:19
Monografia e prof. dr. Sylë Ukshinit, “Plani ‘Patkoi’ – vazhdimësi e doktrinës serbe për spastrimin etnik të Kosovës”, paraqet një studim të rëndësishëm mbi një nga temat më të ndjeshme të historisë së re të Kosovës.
Vepra konsiderohet studimi i parë monografik që trajton në mënyrë tërësore Planin “Patkoi”, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë historik, politik dhe juridik. Autori argumenton se spastrimi etnik i shqiptarëve gjatë viteve 1998–1999 nuk ishte një episod i izoluar, por pjesë e një vazhdimësie të politikave shtetërore serbe për ndryshimin e strukturës etnike të Kosovës.
Në këtë kuadër, monografia ndjek një vijë historike nga Naçertanija e Ilija Garashaninit, përmes projekteve kolonizuese dhe elaboratëve të Vasa Çubrilloviqit, deri te Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe politikat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Një pjesë e rëndësishme i kushtohet vetë Planit “Patkoi” dhe debatit për autenticitetin e tij. Ukshini argumenton se rëndësia e tij nuk duhet të kufizohet vetëm te ekzistenca e dokumentit, por duhet parë përmes përputhjes me atë që ndodhi në terren: dëbimet masive, vrasjet e civilëve, djegiet e fshatrave dhe shkatërrimet e organizuara.
Autori trajton gjithashtu raportin ndërmjet spastrimit etnik dhe gjenocidit, duke theksuar dallimet juridike mes tyre, por edhe ndërthurjen e tyre në praktikën historike. Në këtë pjesë referohen edhe vlerësime ndërkombëtare, përfshirë ato të ish-kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Klaus Naumann.
Monografia ndalet edhe te roli i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, duke vënë në pah se proceset gjyqësore u fokusuan kryesisht në provat për krimet, zinxhirin komandues dhe përgjegjësitë individuale, e jo vetëm në ekzistencën e një dokumenti të quajtur “Patkoi”.
Në përfundim, vepra e Sylë Ukshinit synon të shpjegojë jo vetëm ngjarjet e luftës së Kosovës, por edhe rrënjët dhe mekanizmat politikë e ideologjikë që, sipas autorit, çuan te spastrimi etnik i shqiptarëve.
Si një studim i veçantë mbi Planin “Patkoi”, monografia vlerësohet si kontribut në historiografinë shqiptare dhe në debatin mbi të kaluarën e Kosovës. Përkthimi i saj në gjuhën angleze do të mundësonte që këto argumente dhe burime të bëheshin pjesë edhe e debatit ndërkombëtar akademik.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit