Prishtinë, 16 gusht 2026 09:20
Sot në një ceremoni shtetërore, do të prezantohet ekipi i Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” si dhe do të bëhet dorëzimi i flamurit për delegacionin që do të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive.
Ceremonia e cila do të nis në orën 18:00, do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, ndërsa në të pritet të marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit të Kosovës përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Në Taranto, Kosovën do ta përfaqësojnë 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte.
Për herë të parë në historinë e pjesëmarrjes së saj në Lojërat Mesdhetare, Kosova do të garojë edhe në katër sporte ekipore: futboll, volejboll, hendboll dhe basketboll 3×3.
Bilanci i Kosovës në dy edicionet e kaluara është mjaft pozitiv. Sportistët kosovarë kanë fituar gjithsej 10 medalje, prej të cilave 9 në xhudo dhe 1 në boks.
Me një delegacion rekord dhe pjesëmarrje në një numër të madh disiplinash, Kosova synon të shkruajë një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e saj sportive në Taranto.

Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n