Prishtinë, 7 gusht 2026 12:14
Dhjetë vjet pas triumfit historik në Rio de Janeiro, medalja e artë olimpike e Majlinda Kelmendit mbetet një nga arritjet më të mëdha të sportit kosovar. Për këtë përvjetor, trajneri Driton Kuka ka rikujtuar momentin që ndryshoi historinë e sportit në Kosovë.
Dhjetë vjet më parë, më 7 gusht 2016, sporti kosovar shkroi historinë me medaljen e parë të artë olimpike. Në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, duke u ngjitur në majën e podiumit në Rio de Janeiro dhe duke i sjellë vendit suksesin më të madh në arenën olimpike.
Për përvjetorin e këtij momenti historik, trajneri Driton Kuka rikujtoi rrugëtimin drejt medaljes së artë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kampione Evropiane katër herë. Kampione Botërore dy herë. Megjithatë, gjithmonë kishte një ‘por’ nga njerëzit kudo që na takonin. Olimpiada ishte gjithmonë komenti dhe kishin të drejtë. Olimpiada megjithatë është e veçantë. Dhjetë vjet më parë erdhi e arta olimpike – ajo që na mungonte. Tashmë i kishim të gjitha medaljet e arta që mund të fitohen në sport”, ka shkruar Kuka.
Suksesi i Majlinda Kelmendit hapi një epokë të re për xhudon kosovare. Nën drejtimin e Driton Kukës, Kosova ka fituar medalje në të tri edicionet e Lojërave Olimpike ku ka marrë pjesë.
Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të zhvilluara në vitin 2021 për shkak të pandemisë COVID-19, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta. Ndërkaq, në “Parisi 2024”, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu siguroi medaljen e bronztë, duke vazhduar traditën e sukseseve të xhudos kosovare në skenën olimpike.

Rusët e Spartakut të Moskës nuk e duan shqipatrin Mirlind Daku në ekipin e tyre
Asllani drejt Premier Ligës, kërkohet nga Hull City
Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos
Kosova shkëlqen në Sarajevë, fiton gjashtë medalje
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Vdiq legjenda e Milanit, Franco Baresi
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Kosovën, rritje e vizitave gjatë qershorit
Një dekadë nga medalja që shkroi historinë e Kosovës
Për herë të parë në Prizren, institucion për strehimin dhe kujdesin e të moshuarve
Zelensky shkarkon ambasadorët në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi