Prishtinë 31 korrik 2026 15:44
Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar lidhur me arrestimin e një personi nga autoritet serbe nën dyshimin se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze masive në Kosovë.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është dëshmia më e qartë se Serbia nuk po lufton krimet e luftës, por po luftën të vërtetën.
“Ky nuk është shtet që kërkon drejtësi. Ky është një aparat shtetëror që vazhdon të mbrojë kriminelët, të frikësojë dëshmitarët dhe të pengojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Çdo arrestim i tillë dërgon një mesazh të qartë: kush flet për varrezat masive, ndëshkohet.
Kjo nuk është mungesë bashkëpunimi. Kjo është sabotim i drejtpërdrejtë i procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe shkelje e frymës së Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar në Bruksel”, ka shkruar Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Kjo është tentim-vrasje ndaj të vërtetës.
Arrestimi i një njeriu nën dyshimin se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze masive në Kosovë është dëshmia më e qartë se Serbia nuk po lufton krimet e luftës, por po lufton të vërtetën.
Ky nuk është shtet që kërkon drejtësi. Ky është një aparat shtetëror që vazhdon të mbrojë kriminelët, të frikësojë dëshmitarët dhe të pengojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Çdo arrestim i tillë dërgon një mesazh të qartë: kush flet për varrezat masive, ndëshkohet.
Kjo nuk është mungesë bashkëpunimi. Kjo është sabotim i drejtpërdrejtë i procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe shkelje e frymës së Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar në Bruksel.
Edhe më i rëndë është mosveprimi i Bashkimit Evropian.
Nuk mund të flitet për vlera evropiane, pajtim dhe dialog, ndërkohë që tolerohen veprime që frikësojnë dëshmitarët dhe mbrojnë fshehjen e krimeve të luftës. Nëse BE-ja vazhdon ta kalojë këtë me heshtje, atëherë po i jep Serbisë mesazhin se mund të vazhdojë të sillet njësoj, pa asnjë pasojë.
Familjet e mbi 1.570 personave ende të zhdukur kanë nevojë për drejtësi, për të vërtetën dhe për presion real e kushtëzim ndaj Serbisë, jo për deklarata boshe dhe heshtje diplomatike.
Heshtja dhe toleranca ndaj kësaj sjelljeje nuk i afrojnë familjet me të vërtetën, i largojnë edhe më shumë prej saj.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit