Prishtinë, 30 korrik 2026 22:59
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pasi, sipas saj, në konkursin e fundit për punësimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve nuk është punësuar asnjë shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci.
“Nga Komuna e Preshevës 2 zjarrfikës, nga ajo e Bujanocës 3, por asnjëri prej tyre shqiptar. Ky është konkursi i disatë me radhë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilin kandidatët shqiptarë shpërfillen totalisht”, ka shkruar Sinani.
Ajo ka vlerësuar se kjo përbën shkelje të të drejtave të pakicave dhe të drejtave të njeriut.
“Kjo përveç se është shkelje e të drejtave të pakicave, para së gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se është në vazhdën e konkurseve për polic. Dhe jo vetëm kaq, por në çdo institucion shtetëror, punësimi dhe integrimi i shqiptarëve në to është çështje e harruar nga Serbia”, ka shkruar Sinani.
E para e Komunës së Preshevës ka theksuar se situata është alarmuese, pasi po ndodh në dy komuna të banuara me shumicë shqiptare.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj