Hagë, 30 Korrik 2025
Gjykata Speciale pranon prova kundër ish-krerëve të UÇK-së nga Departamenti serb i Sigurisë Shtetërore, MUP-i dhe e ashtuquajtura Komanda për Kosovën.
Një grumbull i madh me prova u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, në momentet e fundit, para se t’i përmbyllej afati për paraqitjen e rastit të saj ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e shumë materialeve ka edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar. Gjyqtarët e Speciales i pranuan ato në procesin gjyqësor.
Dokumente të lëshuara nga departamenti serb i sigurisë shtetërore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP). Nga Komanda e ashtuquajtur e përbashkët për “Kosovën”. Të gjitha këto prova me vulë të institucioneve të ndryshme të Beogradit zyrtar, do të rëndojnë mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ky është vendimi që e kanë marrë gjyqtarët e Speciales, duke aprovuar në masë të madhe kërkesën e Prokurorisë së Specializuar, për pranimin e provave të fundit në gjykim.
Në mesin e dokumenteve, është një që mban vulën e departamentit të sigurisë shtetërore në Serbisë.
“Lidhur me Raportet Serbe, Paneli vëren se Provat e Propozuara 17, 18, 20, 23, 24, 26, 28-30, 33-36, 40-41, 48 dhe 49 janë të datuara, të vulosura, mbajnë një titull dhe një numër protokolli ose reference, dhe tregojnë klasifikimin e tyre. Për më tepër, ato ose janë të nënshkruara ose identifikojnë autoritetin përkatës lëshues. Paneli vëren më tej se Prova e Propozuar 39 është e datuar dhe mban një titull ‘Departamenti i Sigurisë Shtetërore’. Paneli vëren gjithashtu pretendimet e ZPS-së se përmbajtja e Provës së Propozuar 39 përputhet, pjesërisht, me informacionin e përfshirë në prova të tjera në dosje. Për më tepër, Provat e Propozuara 43-45 janë të datuara, tregojnë klasifikimin e dokumenteve dhe mbajnë një numër protokolli. Përveç kësaj, Prova e Propozuar 45 është e nënshkruar. Për këto arsye, Paneli është i bindur se Raportet Serbe janë prima facie autentike”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it