Prishtinë 28 korrik 2026 08:09
Deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviq, për spastrimin etnik të Kosovës, u dënuan ashpër nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare u ndal te kjo çështje.
“Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”.
Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiqit për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës.
Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.
Marrëveshja trepalëshe e sulmuar shumë nga Serbia u komentua dhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, i cili foli për thellim të bashkëpunimit rajonal, por edhe mes dy vendeve mike./TCH

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj