Prishtinë, 27 korrik 2026 19:44
Vala e iniciativave që sfidojnë politikën zyrtare të Malit të Zi ndaj Kosovës po zgjerohet edhe në Nikshiq. Këshilli i Partisë Demokratike Popullore ka bërë të ditur se do t’i propozojë Kuvendit Komunal miratimin e një deklarate që kërkon tërheqjen simbolike të njohjes së shtetit të Kosovës në territorin e kësaj komune.
Kjo nismë është vazhdimësi e përpjekjeve të ngjashme të ndërmarra më herët në Plevlje dhe Zeta, duke nxitur debat për promovimin e narrativave që bien ndesh me orientimin zyrtar të Malit të Zi në politikën e jashtme dhe me vendimin shtetëror për njohjen e Kosovës.
Në arsyetimin e iniciativës, ky komitet përdor retorikë të fortë pro-serbe, duke e cilësuar Kosovën si pjesë të Serbisë dhe duke pretenduar se vendimi i Podgoricës për njohjen e saj ishte kundër vullnetit të qytetarëve.
Partia e përshkruan Nikshiqin si “bastion të serbizmit” dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve politike në kuvendin komunal ta mbështesin këtë nismë.
Edhe pse komunat në Mal të Zi nuk kanë kompetenca për të ndryshuar vendimet e politikës së jashtme, iniciativa konsiderohet një mesazh politik që sfidon qëndrimin zyrtar të shtetit dhe është e njëtrajtshme me narrativën tashmë të njohur të rrymave pro-serbe e nacionaliste në shtetin malazez.
Ndaj kësaj nisme të strukturave serbe nëpër komunat malazeze ku ata janë shumicë e që janë direkt nën diktatin e Beogradit, ka ardhur edhe regimi i parë ndërkombëtar në Mal të Zi.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Johan Satler, i tha sot kreut të partisë, Milan Knezheviq, se nëse vazhdon, nuk do të ketë më partnerë në BE.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj