Prishtinë, 24 korrik 2026 16:51
Qeveria në detyrë ka miratuar të premten nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për aderimin në zonën “EU Roam Like Home”.
Kjo marrëveshje do të jetë parakusht për zbatimin e plotë të legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e roamingut.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo nismë hap rrugën drejt heqjes së tarifave shtesë të roamingut për qytetarët dhe bizneset kosovare gjatë përdorimit të shërbimeve mobile në vendet pjesëmarrëse të Bashkimit Evropian.
“Kjo është një etapë e rëndësishme në procesin e integrimit tonë digjital në Bashkimin Evropian, që e hap rrugën drejt heqjes së tarifave shtesë të Roamingut për qytetarët dhe bizneset tona gjatë përdorimit të shërbimeve mobile në vende pjesëmarrëse”, tha Kurti.
Një pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe marrëveshja ndërmjet ndërmarrjes publike “Termokos” dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zgjerimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se për realizimin e këtij projekti është paraparë një grand në vlerë prej 17.2 milionë euro.
Në këtë mbledhje, Qeveria në detyrë mori edhe një sërë vendimesh të tjera.
Ekzekutivi miratoi edhe projektrregulloren për zhvillimin e procedurave të rekrutimit të zjarrfikësve.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dokumenti është hartuar në përputhje me planin e akteve nënligjore për vitin 2026.
Një prej pikave të rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ishte edhe shqyrtimi dhe riaprovimi i raportit vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2025.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Ministria e Financave ka sjellë për miratim raportin vjetor financiar për buxhetin e vitit fiskal 2025, pas përditësimeve teknike të bëra gjatë procesit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`