Prishtinë, 21 korrik 2026 08:33
Breshëri i fuqishëm që goditi dje Komunën e Istogut ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Artan Gegaj, tha se sipas vlerësimeve të para, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për evidentimin e tyre.
“Ka qenë një ditë shumë e rëndë për Komunën e Istogut. Fillimisht u përballëm me një aksident tragjik, ndërsa më pas komuna u godit nga një breshër i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi, duke shkatërruar kulturat bujqësore në pjesën më të madhe të territorit”, deklaroi Gegaj.
Sipas tij, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, vlerësimet fillestare tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në territorin e komunës janë dëmtuar.
“Për momentin nuk mund të flasim me shifra të sakta, por nga vlerësimet e para rezulton se rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në territorin e komunës janë dëmtuar”, ka thënë Gegaj.
Sipas Gegës, nga mëngjesi i së martës Komuna e Istogut do të formojë komisionet për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e saktë e situatës dhe e fermerëve të prekur.
Ai theksoi se Komuna e Istogut, në bashkëpunim me kryetarin Ilir Ferati, do të angazhohet maksimalisht për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë gjithë procesit të vlerësimit dhe tejkalimit të pasojave. Gegaj, i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të reagojë me urgjencë dhe të sigurojë mbështetje emergjente për fermerët e Komunës së Istogut. “Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”, është shprehur Gegaj.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit