Beograd, 29 Korrik 2025
Ndihmësi i drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, ka incizuar fshehurazi-përgjuar për llogari të BIA-s serbe, një takim zyrtar në Bruksel mes përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Takimi është mbajtur më 17 shtator 2020. Ky incizim u transmetua sot në emisionin “Five”, RTV Dukagjini.
Kujtojmë se Popoviq është arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe po hetohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”,
Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.
Në incizim dëgjohet fillimisht një komunikim në serbisht me frazën “a je gati? Po… incizo”, që nënkupton nisjen e një incizimi të fshehtë.
Më tej në takim, dëgjohet një burrë që fton Igor Popoviqin për të prezantuar, ndërsa prezantimi zhvillohet më pas nga një përfaqësuese me emrin Nevena.
Në këtë prezantim flitet për “pronat e Republikës së Serbisë” në territorin e Kosovës, duke përfshirë ato të Kishës Ortodokse Serbe dhe komuniteteve joshqiptare. Nevena thekson se zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon “dialog politik në nivel të lartë dhe marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme”.
“Do të fillojë me temën e parë, fushveprimi dhe struktura e cështjes së pronave.
Në terme të gjera, çështja e pronave mbulon pronat e Republikës së Serbisë, të operatorëve ekonomikë të Republikës së Serbisë, në territorin e Kosovës, ndërmarrjet që janë pronë e shtetit, kompani dhe korporata private që i takojnë serbëve dhe popullatës jo-shqiptare në Kosovë dhe pronat e Kishës Ortodokse Serbe.
Niveli politik i zgjidhjes së çështjes së pronave do të nënkuptonte dialog të nivelit të lartë që do të arrijë vendime përfundimtare dhe ligjërisht obliguese në të gjitha rastet, të cilat nuk mund të zgjidhen në nivele më të ulëta”, dëgjohet të thotë në anglisht përfaqësuesja serbe para zyrtarëve të BE-së.
Pas përfundimit të prezantimit, incizimi vazhdon me biseda të lira në ambientet e ndërtesës ku po mbahej takimi, përfshirë diskutime mbi kufizimet e pandemisë dhe oraret e punës.
“Shpresojmë që të dielën që këto rregulla të COVID-it do të zhduken mrekullisht”, dëgjohet të thotë një grua pas takimit.
Në një pjesë tjetër të audio-incizimit, dëgjohet vetë Igor Popoviq duke komentuar: “Mendoj se deshën të eksplodojnë kur e dëgjuan atë (prezantimin)”. Ndërsa njëra nga bashkëbisedueset e pyet: “A ia dolët krejt ta merrni?”, me tjetrën që shton “e aktivizuam”. Sipas Popoviqit, rreth “dhjetë minuta” sa ka zgjatur takimi, e kanë incizuar të tërin.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj