Prishtinë, 29 Korrik 2025
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë identifikuar rastet e para në Kosovë të prezencës së sëmundjes “gjuha e kaltër”. AUV ka njoftuar se është konfirmuar prezenca në dy ferma, një në Marec të Prishtinës dhe një në Brus të Lipjanit.
“Me qëllim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës. Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterinerët privatë t’i përdorin masat e dezinsektimit në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes. Po ashtu t’i shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit”, ka njoftuar AUV.
“Gjuha e kaltër” është sëmundje virale jongjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të mushkonjave. Nga kjo sëmundje preken gjedhet, delet dhe dhitë. Më të ndjeshme janë delet.
“Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes”, ka njoftuar AUV.
Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët te njeriu dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.
Masat e marra nga AUV:
Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 29.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’. Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.
Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës
I. Masat e përgjithshme:
a) Ndalohet lëvizja e kafshëve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja;
b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.
c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje
d) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit)
e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;
f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;
II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.
IV. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
V. Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit