Prishtinë, 29 Korrik 2025
Është gjetur pasdite trupi i pajetë i të riut që të dielën u zhduk në ujërat e Ujmanit, pas hedhjes nga ura. Duke ngushëlluar familjarët e mërgimtarit të ndjerë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka falemndëruar të gjithë ata që u angazhuan në aksionin e kërkim shpëtimit, duke i përgëzuar për punën profesionale e përkushtimin e jashtëzakonshëm.
“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit”.
“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Viktima, mërgimtar 33-vjeç, të dielën kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe më nuk kishte dalë nga uji. Në dy ditë të kërkimeve intensive nga Policia dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat, teksa sot në mëngjes në këtë operacion u përfshi edhe FSK-ja.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë