Prishtinë 17 korrik 2026 13:11
Lista Serbe ende nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ashpra në Kosovë, në rajon dhe nga Bashkimi Evropian.
Institucionet e Kosovës i kanë cilësuar deklaratat si nxitje të urrejtjes dhe glorifikim të krimeve të luftës, ndërsa kanë ndërmarrë masa ndaj ministres serbe, duke e shpallur atë persona non grata dhe duke dorëzuar kallëzim penal për deklaratat e saj.
Reagime dënuese kanë ardhur edhe nga vende të rajonit, ndërsa Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik. Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, e ka dënuar deklaratën dhe ka shprehur habinë që Paunoviq vazhdon të mbetet ministre në Qeverinë e Serbisë.
Pavarësisht këtyre reagimeve, as edhe një javë pas, Lista Serbe, subjekti politik që përfaqëson shumicën e serbëve të Kosovës dhe që tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Beogradin, nuk ka dalë me ndonjë qëndrim publik për deklaratat e Paunoviqit. Deri më tani, nuk është publikuar asnjë reagim zyrtar nga drejtuesit e kësaj partie lidhur me çështjen.
Lidhur me mosreagimin e Listës Serbe për këtë çështje, ka folur sot edhe kryeredaktorja e KoSSev-it, Tatjana Lazareviq, e cila ka thënë se deklarata e paunoviqit përbën një shembull tipik të gjuhës së urrejtjes, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb, fundjavën e kaluar.
KosovaPress ka raportuar të hënën për deklaratat fashiste të saj, nërsa prej atëherë kanë reaguar edhe akterë politikë në rajon e më gjerë.
Të enjten, është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit