Prishtinë, 16 korrik 2026 09:44
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës QMI–Lipjan (N25), një projekt me vlerë 6.8 milionë euro që synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Sipas ministrit, projekti përfshin zgjerimin e një segmenti prej 3.8 kilometrash dhe përbën një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore, i cili pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të rrisë standardin e këtij aksi, përcjell VeritasInfo.
Basha bëri të ditur se gjatë realizimit të punimeve janë paraqitur disa sfida që lidhen me infrastrukturën nëntokësore, përfshirë rrjetin e ujësjellësit dhe mungesën e kanalizimit fekal. Ai theksoi se Ministria është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet dhe akterët përgjegjës për t’i zgjidhur këto çështje, në mënyrë që projekti të realizohet me cilësi dhe brenda afateve të parapara.
Ministri pranoi se gjatë punimeve mund të ketë pengesa, por nënvizoi se institucionet do të qëndrojnë afër projektit për t’i adresuar problemet në kohë, me synimin që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe në përputhje me standardet e kërkuara.

Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve të rrymës
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Mbi 15 miliardë euro projekte, Prishtina pret Balkan Summit 2026
Qeveria formon grupin për mbështetjen e apelit të ish-krerëve të UÇK-së
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Britania e Madhe rikonfirmon përkrahjen për Kosovën