Prishtinë, 14.06.2025
Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kulmoj me takimin në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u pritëm nga Zëvendës Ndihmës Sekretari për NATO dhe Europë, z. David Baker dhe delegacioni tij!
Në këtë periudhë sfiduese për paqen e sigurinë rajonale e ndërkombëtare, me miqtë tanë diskutuam për prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona për periudhën në vijim.

Së bashku me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përtej diskutimeve mbi ambientin strategjik të sigurisë si dhe dinamikat e ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ritheksuam zotimin tonë për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Diskutimet për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta ishte një tjetër temë tejet e rëndësishme për të cilën diskutuam dhe u dakorduam mbi parimet e këtij bashkëpunimi.
Ritheksova edhe një herë faktin se Republika e Kosovës i vlerëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”