Prishtinë, 28 korrik 2025
Ndonëse jo më larg se dje, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, kishte deklaruar se Bashkësia Ndërkombëtare i kishe mashtruar atë dhe Serbinë me nënshkrimin e asaj Marrëveshjeje 12 vjet më parë, ai sot e ka mohuar një deklaratë të tillë.
“Ishte një mashtrim. Ne i lidhëm të gjitha ato marrëveshje me mirëbesim vetëm për të arritur kompromise që do të ishin në interes të të gjithëve në Kosovë”, dekalroi dje Daçiç.
Sot, Daçiç deklaroi se kurrë nuk ka thënë, dhe as nuk do të thoshte, se Serbia, Presidenti Aleksandar Vuçiç ose ai personalisht u mashtruan për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit sepse, siç tha ai, kjo do të thoshte se ata nuk dinin se çfarë po nënshkruanin. Ai shtoi se në deklaratën e tij nënkuptonte zbatimin e marrëveshjes.
“Nuk kam thënë kurrë, as nuk do të thoja, se ne – Serbia, Aleksandar Vuçiç apo unë – u mashtruam për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. Një formulim i tillë do të nënkuptonte se nuk e dinim se çfarë po nënshkruanim, se nuk e kuptonim rëndësinë e dokumentit, ose se ishim të paaftë për të vlerësuar realitetin politik”, tha Daçiç vetëm disa orë pasi kishte deklaruar të kundërtën.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj