Prishtinë, 18 qershor 2026 17:18
Në kuadër të ditës së tretë të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani është hapur ekspozita “28 Minuta”, e cila u kushtohet momenteve të para të hyrjes së trupave gjermane të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, theksoi se përmes fotografive origjinale të vëna në dispozicion nga Bundeswehr-i, ekspozita hedh dritë mbi periudhën vendimtare të muajve prill–qershor 1999 dhe mbi rolin e Gjermanisë në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës dhe spastrimit etnik, duke nderuar kështu veprimet që krijuan parakushtet për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe ish-ministri federal i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së dhënë gjatë asaj periudhe dhe riafirmoi miqësinë e tij me Kosovën.
Ndërkaq ambasadori Ajeti shprehu mirënjohjen ndaj Bundeswehr-it dhe Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe, demokraci dhe partneritet të qëndrueshëm.
Kurse në emër të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Stefan Rössel vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe riafirmoi mbështetjen gjermane për avancimin e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Titulli i ekspozitës “28 Minuta” i referohet ultimatumit të dhënë më 12 qershor 1999 nga gjenerali gjerman Helmut Harff, me të cilin forcave serbe iu lanë 28 minuta kohë për t’u tërhequr. Ky titull simbolizon vendosmërinë e aleatëve për të hapur rrugën drejt një kapitulli të ri në historinë e Kosovës.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes