Prishtinë, 17 qershor 2026 11:15
Sot do të hapet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, e organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Ceremonia e hapjes është paraparë të zhvillohet më 17 qershor në orën 12:00.
Me moton “Libri hap botën”, panairi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 21 qershor.
Sipas organizatorëve, në panair do të marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë, ndërsa do të prezantohen afro 2000 tituj të rinj dhe rreth 6000 tituj të botimeve të viteve të fundit.
Gjatë pesë ditëve të panairit do të organizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë vendas e ndërkombëtarë. I ftuar nderi i këtij edicioni do të jetë shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.
Panairi pritet të vizitohet nga rreth 30 mijë qytetarë, studentë dhe nxënës, ndërsa hyrja për vizitorët do të jetë pa pagesë.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes