Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, dhe një personi tjetër me inicialet U.V., për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023 në Leposaviq.
Sipas Prokurorisë, Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, pasi dyshohet se me dashje ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash, të cilët sulmuan gazetarët me shok bomba, grushte, shqelma dhe mjete të forta si tulla dhe kube betoni, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy prej tyre.
Po ashtu, i pandehuri U.V. akuzohet për veprat penale “Sulmi” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, për përfshirje direkte në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve.
AGK-ja thekson se do ta ndjekë nga afër procesin gjyqësor dhe insiston që drejtësia të veprojë pa vonesa. “Asociacioni angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023 të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Gjatë incidentit të 16 qershorit 2023 në Leposaviq, së paku nëntë gazetarë dhe kameramanë u lënduan, ndërsa më së rëndi u godit kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, nga një turmë e maskuar që veproi me dhunë ndaj përfaqësuesve të mediave./BetimipërDrejtësi

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”