Prishtinë, 16 qershor 2026 14:45
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar që puna në sektorin e ndërtimtarisë të ndërpritet nga ora 11:00 deri në 17:00, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vend dhe rrezikut që ato paraqesin për shëndetin e punëtorëve.
Përmes një reagimi publik, Sindikata ka theksuar se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë pasoja serioze për punëtorët, veçanërisht për ata që kryejnë punë fizike në ambiente të hapura.
Sindikata ka bërë thirrje që punëdhënësit dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Sipas kësaj sindikate, pezullimi i përkohshëm i punës gjatë intervalit kohor kur temperaturat arrijnë nivelet më të larta do të ndikonte në uljen e rrezikut për goditje nga nxehtësia, dehidrim dhe probleme të tjera shëndetësore që mund të shfaqen si pasojë e punës në kushte të tilla.
Kërkesa e sindikatës vjen në një periudhë kur institucionet meteorologjike kanë paralajmëruar temperatura të larta dhe mot kryesisht të nxehtë në Kosovë, duke shtuar nevojën për kujdes të veçantë në vendet e punës që zhvillohen në ambiente të hapura.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka ritheksuar se mbrojtja e të drejtave dhe sigurisë së punëtorëve mbetet prioritet, duke kërkuar respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë gjithë sezonit veror.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi