Prishtinë, 15 qershor 2026 21:05
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të Kualifikimit të Nivelit V Post-Sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore.
Gjatë këtij aktiviteti, Kurti ka shprehur mbështetjen e Qeverisë për nismat që fuqizojnë profesionistët e arsimit dhe që, sipas tij, krijojnë mundësi më të mira për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.
“Një shoqëri që çmon dijen për të gjithë, prodhon më shumë drejtësi për secilin. Andaj, përgatitja profesionale e asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta arsimore ka rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve”, tha Kurti.
Ai shtoi se këta profesionistë kanë rol kyç në përkrahjen e fëmijëve dhe në krijimin e shkollave gjithëpërfshirëse, ku secili nxënës ndihet i barabartë dhe i mbështetur.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri në detyrë Kurti falënderoi asistentët e ardhshëm për zgjedhjen e këtij profesioni, duke e cilësuar atë si një profesion fisnik me ndikim të madh shoqëror.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi