Prishtinë, 11 qershor 2026 19:54
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, ka folur lidhur me hetimet ndaj tre personave të arrestuar nga Prokuroria Speciale më 9 qershor, në rastin “Mega”.
Ata dyshohen për vepra të rënda penale, përfshirë pjesëmarrje në grup kriminal, shpëlarje parash, financim dhe lehtësim të terrorizmit, mashtrim, detyrim, si dhe vepra që lidhen me narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Kodraliut, provat e siguruara gjatë hetimeve, në koordinim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, kanë krijuar dyshime të bazuara se të dyshuarit janë përfshirë në veprime të rënda kriminale.
“Nga provat që kemi siguruar edhe në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar kemi vërtetuar dyshimin e bazuar, që të njëjtit kanë ndërmarrë veprime inkriminuese. Ndaj të njëjtëve janë zhvilluar edhe masa të veçanta hetimore. Dhe nga raportet që kemi pranuar nga Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, e në veçanti nga bashkëpunimi që kemi pas dhe kemi me partnerët ndërkombëtar kemi konsideruar që sot edhe kërkesën për caktim të paraburgimit”, ka thënë Kodraliu.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit