Prishtinë 11 Qershor 2026 12:54
Komuna e Pejës ka dhënë kontratën për mirëmbajtjen verore të rrugëve në fshatrat e Rugovës, me vlerë prej 169 mijë e 900 euro.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes tenderit të hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ka qenë çmimi më i ulët, shkruan IndeksOnline.
Kontrata i është dhënë kompanisë “ROSI TRADE” SH.P.K. nga Peja, ndërsa data e dhënies së saj është 10 qershor 2026. Në garë për këtë kontratë kanë qenë dy operatorë ekonomikë.Projekti ka të bëjë me mirëmbajtjen verore të rrugëve në zonën e Rugovës dhe do të realizohet në kuadër të një marrëveshjeje kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 169,900 euro, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet më 12 qershor 2026.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit