Suharekë, 10 qershor 2026 15:37
Qyteti i Suharekës pritet të pajiset me një Qendër të re Kryesore të Mjekësisë Familjare pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Suharekës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Sipas tij, projekti vjen si pjesë e zotimeve për fuqizimin e kujdesit parësor shëndetësor në vend.
Ministri bëri të ditur se investimi për ndërtimin e objektit të ri arrin vlerën e 4 milionë eurove. Ai theksoi se QKMF-ja e re do të ofrojë kushte më të mira për trajtimin e pacientëve, si dhe ambiente më funksionale për stafin shëndetësor.
“Ky investim do t’i sjellë Suharekës një QKMF moderne, me kushte më të mira për pacientët dhe për profesionistët shëndetësorë”, ka deklaruar Vitia.
Ndërtimi i QKMF-së së është një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë në këtë komunë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e kujdesit parësor në të gjithë vendin.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit