Prishtinë, 9 qershor 2026 10:18
Një tjetër dëshmi e ngritjes profesionale dhe standardeve të larta të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është shënuar me diplomimin e suksesshëm të një oficeri të saj në një program prestigjioz ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Oficeri i FSK-së, Toger Arijanit Elshani, ka përfunduar me sukses të lartë Kursin Bazik të Udhëheqjes për Oficerët e Policisë Ushtarake (Military Police Basic Officer Leader Course), i cili zhvillohet në kuadër të trajnimeve profesionale të ushtrisë amerikane dhe konsiderohet ndër programet më të rëndësishme për zhvillimin e aftësive udhëheqëse ushtarake.
Gjatë gjithë trajnimit, Elshani ka treguar nivel të lartë përgatitjeje profesionale, disiplinë të qëndrueshme dhe aftësi të avancuara udhëheqëse, duke përmbushur me sukses të gjitha standardet e kërkuara nga ky program elitar.
Në shenjë vlerësimi për performancën e tij të dalluar, ai është nderuar me çmimet “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u jepen pjesëmarrësve më të suksesshëm për rezultate akademike, qëndrueshmëri fizike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë kursit.
Ky sukses vlerësohet si një arritje e rëndësishme individuale për toger Elshanin, por njëkohësisht edhe si një reflektim i qartë i profesionalizmit dhe ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve njerëzore brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila vazhdon të formojë kuadro të afta në bashkëpunim me institucionet më të avancuara ushtarake ndërkombëtare.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit