Vendoset tabelë e re në tri gjuhë në hyrje të Mitrovicës së Veriut
Mitrovicë e Veriut, 25 korrik 2025
Në hyrje të pjesës veriore të Mitrovicës, nga drejtimi i Zveçanit, është vendosur një tabelë e re mirëseardhjeje me mbishkrime në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.
Në njërën anë të tabelës janë shkruar përshëndetjet mirëseardhëse – “Mirësevini”, “Dobrodošli” dhe “Welcome”, ndërsa në anën tjetër, që është e drejtuar nga dalja e qytetit, shkruhet “Mirupafshim”, “Zbogom” dhe “Good bye”.
Kjo tabelë e re ka zëvendësuar atë të mëparshmen që ishte larguar më 10 prill 2025. Më herët, në këtë vend kishte tabela me mbishkrime në gjuhën serbe me alfabetin cirilik.
Vendosja e tabelave të reja është pjesë e një procesi më të gjerë të standardizimit të sinjalistikës rrugore në pjesën veriore të Kosovës, të udhëhequr nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Ministrinë e Infrastrukturës. Ndryshime të ngjashme janë bërë edhe në tetor të vitit të kaluar në komunën e Zveçanit, ku tabelat e vjetra në cirilikë janë zëvendësuar me të reja në alfabetin latin, me emrat e vendeve të shkruar fillimisht në shqip, e më pas në serbisht.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit