14 vjet nga aksioni në Jarinjë dhe Bërnjak – përkujtohet rënia e Enver Zymberit
25 korrik 2025
Sot shënohen 14 vjet nga aksioni i njësisë speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, gjatë të cilit u vra polici Enver Zymberi.
Më 25 korrik 2011, ROSU kishte ndërmarrë një operacion për të vendosur kontrollin e plotë në pikat kufitare në veri të vendit, në përpjekje për të vendosur sovranitetin dhe rendin kushtetues në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij operacioni, njësia speciale hasi në rezistencë të organizuar nga strukturat ilegale serbe në veri, ku si pasojë u vra polici Enver Zymberi, i cili më pas u shpall “Hero i Kosovës” nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Zymberi u nderua pas vdekjes për, siç u theksua në motivacionin zyrtar, “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Rasti i Enver Zymberit vazhdon të kujtohet si simbol i sakrificës për integritetin territorial dhe sundimin e ligjit në vend.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit