Mitrovicë e Veriut, 7 qershor 2026 09:03
Në ditën e zgjedhjeve, janë raportuar raste të organizimit të votuesve nga Lista Serbe, ku sipas asaj që shihet në videon nga VeritasInfo, numër i madh qytetarësh janë grumbulluar në mënyrë të organizuar para se të drejtoheshin drejt qendrave të votimit.
Marija Gjukiq, një e punësuar në institucione paralele, ka deklaruar për portalin “Veritasinfo” se mëngjesin e sotëm asaj dhe kolegëve të saj u është kërkuar të paraqiten në orën 08:00 para zyrave të Listës Serbe, së bashku me drejtorë dhe punonjës të institucioneve paralele
“Sot në mëngjes na u tha të mblidheshim në orën 8:00 para zyrave të Listës Serbe. Pas tubimit, u organizua një udhëtim i përbashkët drejt qendrave të votimit”, ka deklaruar ajo.
Sipas Gjukiq, pjesëmarrja e madhe në këtë organizim lidhet me presionin që shumë qytetarë ndiejnë për të dalë në votime.
“Shumë njerëz kanë ardhur sepse ndiejnë presion dhe frikë se mund të përballen me pasoja nëse nuk paraqiten. Kjo duket më shumë si një votim i detyruar sesa një deklarim i lirë dhe i fshehtë i qytetarëve”, është shprehur ajo.
Ajo ka shtuar se, sipas përvojës së saj, qytetarët përballen me telefonata të shpeshta për të verifikuar nëse kanë votuar.
“Është më e lehtë për mua në këtë mënyrë sesa të më telefonojnë 20 herë në ditë për të kontrolluar nëse kam votuar”, ka thënë Gjukiq.
Pretendimet e saj hedhin dyshime mbi presionet e mundshme ndaj votuesve dhe organizimin e votimit në mënyrë kolektive, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të vlerësojnë çdo raportim që mund të ndikojë në lirinë e procesit zgjedhor.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale