Prishtinë, 7 qershor 2026 08:37
Mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar sot në mbarë Kosovën për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të reaguar ndaj çdo parregullsie të mundshme gjatë ditës së votimit, përcjell VeritasInfo.
Prokurorët dhe stafi mbështetës po qëndrojnë kujdestarë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, duke monitoruar situatën në të gjithë territorin e vendit. Në qytetet ku funksionojnë prokuroritë themelore, ata janë vendosur në zyrat e tyre, ndërsa në komunat ku nuk ka objekte të prokurorisë, prokurorët po qëndrojnë në stacionet policore.
Në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës, ata do të trajtojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim, manipulim apo cenim të procesit zgjedhor.
Prokuroria ka bërë të ditur se koordinimi i aktiviteteve në nivel vendi po udhëhiqet nga koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, e cila po mbikëqyr punën e koordinatorëve rajonalë, prokurorëve të angazhuar në terren dhe prokurorit të caktuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, institucioneve dhe organizatave që të raportojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se mund të përbëjë keqpërdorim ose manipulim të votës.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, ky angazhim synon të garantojë një proces zgjedhor të rregullt, transparent dhe në përputhje me ligjin, duke mbrojtur të drejtën themelore të qytetarëve për të votuar lirshëm.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale