Prishtinë, 25 korrik 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim lamtumirës koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura ndërmjet Kosovës dhe OKB-së gjatë mandatit të saj.
Sipas një komunikate për media, Kurti vlerësoi lart mbështetjen e Spence dhe rolin e saj në forcimin e bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me ekipin e Kombeve të Bashkuara.
Nga ana e saj, Spence shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta që kanë sjellë dobi për qytetarët e Kosovës.
Kurti e falënderoi Spence për kontributin e dhënë gjatë mandatit të saj dhe i uroi suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e reja.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj