Prishtinë 6 Qershor 2026 11:11
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë lidhur me ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se votimi ka nisur në orën 06:00 sipas kohës lokale në Kosovë në ambasadën dhe konsullatën e Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërsa nga ora 07:00 procesi është zgjeruar edhe në 24 misione të tjera diplomatike në vendet evropiane.
Ai bëri të ditur gjithashtu se votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale të këtyre vendeve, që korrespondon me orën 13:00 sipas kohës së Kosovës.
Sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja, deri në orën 09:00, në 25 përfaqësi diplomatike ku procesi i votimit kishte nisur dhe po zhvillohej, pjesëmarrja në votime ka arritur në 11.24 për qind të votuesve të regjistruar.
Nga gjithsej 27,724 qytetarë të regjistruar për votim fizik jashtë vendit, deri në atë kohë kishin votuar 3,117 persona./

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua