Prishtinë 6 Qershor 2026 8:5
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar dërgimin e materialeve të ndjeshme zgjedhore në komunat e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.
Sipas KQZ-së, në mesin e materialeve që po shpërndahen janë fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat zyrtare, të cilat do të ruhen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe më pas do të transportohen në qendrat e votimit para hapjes së procesit zgjedhor.
Transporti dhe sigurimi i materialeve po realizohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës, e cila do të kujdeset edhe për ruajtjen e tyre deri në momentin e përdorimit.
Për zgjedhjet e 7 qershorit janë prodhuar gjithsej 1.778.300 fletëvotime. Nga ky numër, pjesa më e madhe është dedikuar për vendvotimet e rregullta, ndërsa pjesa tjetër për votimin me kusht, nevojat rezervë dhe votuesit me nevoja të veçanta.
KQZ ka bërë të ditur se numri i fletëvotimeve të shtypura mbetet më i ulët se numri i qytetarëve me të drejtë vote, praktikë e cila bazohet në përvojën dhe statistikat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e kaluara.
Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit janë shpërndarë edhe kutitë e votimit, kabinat, formularët zgjedhorë dhe pajisjet teknologjike që do të përdoren në ditën e zgjedhjeve, përfshirë kompjuterët, monitorët dhe kamerat për vendvotimet.
KQZ ka njoftuar se të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme tashmë janë përgatitur, duke synuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha komunat e vendit.

OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin presidentin përmes dialogut e kompromisit
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rregulltat në historinë e vendit
KQZ nis publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
Elezi: Certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet deri më 6 korrik
Kërkohet paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
Perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë, zbulim i jashtëzakonshëm i organeve kosovare në bashkëpunim me EUROPOL-in