Prishtinë 5 Qershor 2026 17:09
Në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 7 qershorit, Policia e Kosovës ka mbajtur sot takime informuese dhe koordinuese me strukturat e saj drejtuese dhe me përfaqësues të institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare.
Takimi i parë u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë nga ora 13:15, me drejtorët rajonalë dhe drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës, ku u diskutua për planifikimet operative, masat e sigurisë dhe angazhimet policore në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në takimin e dytë nga ora 14:15 morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi u prezantuan përgatitjet policore, masat e planifikuara të sigurisë dhe mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për ditën e zgjedhjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi rëndësinë e angazhimit profesional dhe të paanshëm të të gjithë zyrtarëve policorë, duke vlerësuar se deri më tani procesi zgjedhor është karakterizuar nga një situatë e qetë dhe pa incidente që do të cenonin sigurinë publike apo zhvillimin normal të aktiviteteve zgjedhore.
Gjatë takimeve u prezantuan gjithashtu detyrat operative, përgjegjësitë institucionale dhe aktivitetet koordinuese që do të ndërmerren para, gjatë dhe pas procesit të votimit, me fokus të veçantë në ruajtjen e rendit publik, sigurinë e qendrave të votimit dhe garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës nga qytetarët.
Policia e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante, për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt, transparent dhe demokratik.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës fton qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përmes numrit emergjent 192, në stacionet policore ose përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin presidentin përmes dialogut e kompromisit
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rregulltat në historinë e vendit
KQZ nis publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
Elezi: Certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet deri më 6 korrik
Kërkohet paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
Perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë, zbulim i jashtëzakonshëm i organeve kosovare në bashkëpunim me EUROPOL-in