Prishtinë 5 Qershor 2026 14:52
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një njoftim sensibilizues për qytetarët në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.
Përmes një posteri informues, KQZ rikujton se votimi familjar është i ndaluar me ligj dhe se çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit, në kabinën e votimit lejohet të qëndrojë vetëm një person, ndërsa votuesi duhet ta plotësojë fletëvotimin pa u penguar dhe në fshehtësi të plotë. Po ashtu, ndalohet votimi në emër të një personi tjetër.
KQZ thekson se votimi familjar përbën vepër penale dhe u bën thirrje qytetarëve që rastet e tilla t’i raportojnë në numrin e publikuar për këtë qëllim.
“Ligji për zgjedhjet nuk lejon votimin familjar”, thuhet në mesazhin e KQZ-së, e cila synon të garantojë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e të drejtës individuale të votës

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës