Prishtinë, 3 qershor 2026 06:29
Parlamenti Evropian do të shprehë keqardhjen e thellë për vitin e humbur në Kosovë si pasojë e ngërçit politik. Do të paralajmërojë se edhe muajt në vijim do të jenë të humbur për shkak të procesit zgjedhor. Si rezultat, vendi mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë brenda afateve të gjitha reformat e nevojshme dhe rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes financiare nga Plani i Rritjes.
Kjo, mes tjerash, thuhet në Raportin për Kosovën i cili do të votohet sot në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Autori i draftit të dokumentit, eurodeputeti Riho Terras, ka vlerësuar se, edhe pse të gjitha zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt, procesi normal politik është cenuar thellësisht.
Në raport mbështetet, mes tjerash, aplikimi i Kosovës për status kandidati dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që, pa vonesa të panevojshme, ta mandatojnë Komisionin Evropian për përpilimin e pyetësorit. Gjithashtu, Këshilli i BE-së ftohet të veprojë me shpejtësi, duke përfshirë edhe dhënien e statusit të kandidatit Kosovës pasi të jenë përmbushur kriteret përkatëse.
Përshëndetet vendimi, ndonëse i vonuar, për heqjen e masave dhe thuhet se ato ishin në kundërshtim të qartë me angazhimin e demonstruar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përafrimit me politikat e BE-së. Në dokument masat cilësohen të pajustifikuara dhe thuhet se ato kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë e Kosovës. Vihet në pikëpyetje mungesa e transparencës dhe e parashikueshmërisë, informimi publik, si dhe kohëzgjatja e zgjatur e masave, pavarësisht se Kosova i kishte përmbushur kërkesat për heqjen e tyre.
Përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues. Në këtë kontekst rikujtohet se dialogu mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës.
Ndërkohë, Kosovës dhe Serbisë u bëhet thirrje që të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i sjellë sa më shpejt para drejtësisë autorët e sulmit terrorist të vitit 2023 në Banjskë. Shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, veçanërisht Milan Radoiçiqin.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj