Prishtinë, 2 qershor 2026 12:45
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka ngritur shqetësime për presionet që, sipas tij, po ushtrohen ndaj serbëve të Kosovës që nuk mbështesin Lista Serbe.
Në një intervistë, Rashiq deklaroi se qytetarët serbë që zgjedhin të mos rreshtohen me Listën Serbe përballen me forma të ndryshme presioni, duke filluar nga kërcënimet verbale e deri te pengesat gjatë kalimit kufitar. Ai tha se ka raste kur qytetarët ndalohen dhe merren në pyetje vetëm për shkak të afërsisë së tyre me figura politike që kundërshtojnë Listën Serbe.
Sipas Rashiqit, situata ka arritur deri aty sa disa persona, për një takim apo një drekë të zakonshme me të, përballen me vështirësi dhe kontrolle shtesë në pikat kufitare. Ai e cilësoi këtë si një formë presioni politik që synon të frikësojë dhe izolojë kundërshtarët politikë brenda komunitetit serb në Kosovë.
Ministri theksoi se një qasje e tillë dëmton pluralizmin politik dhe të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm bindjet e tyre politike. Sipas tij, serbët e Kosovës duhet të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre pa frikë nga pasojat apo presionet e jashtme.
Deklaratat e Rashiqit vijnë në një periudhë kur vazhdojnë debatet për ndikimin politik të Beogradit në komunitetin serb në Kosovë dhe për pozitën e partive serbe që veprojnë jashtë Listës Serbe.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj