Prishtinë, 24 maj 2026 18:33
Tre shekuj larg trojeve shqiptare, arbëneshët e Zarës vazhdojnë të ruajnë gjuhën, traditat dhe identitetin kombëtar, duke mbetur një nga dëshmitë më të forta të qëndresës shqiptare në diasporë. Të vendosur në Kroaci që nga viti 1726, ky komunitet shqiptar ka arritur të mbijetojë mes sfidave historike dhe proceseve të asimilimit, duke mbajtur gjallë lidhjen me prejardhjen e tyre nga Kraja e Shkodrës.
Arbëneshët u shpërngulën shekuj më parë nga zona të ndryshme shqiptare si Shestani, Ljara, Brisku, Pinçi dhe Muriqi, për t’u vendosur në Arbanasi, pranë qytetit të Zarës. Megjithëse të shkëputur nga atdheu, ata ruajtën zakonet, kulturën dhe elemente të gjuhës shqipe, duke krijuar një identitet të veçantë që vazhdon të jetojë edhe sot.
Historianë dhe studiues e konsiderojnë komunitetin arbënes si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare shqiptare. Në këtë kuadër përmendet edhe kontributi i studiuesit Aleksandar Stipçeviq, autor i librit “Shqiptarët për arbëneshët e Zarës”, i cili dokumenton historinë dhe rëndësinë kulturore të këtij komuniteti ndër shekuj.
Sipas studiuesit Nail Draga, arbëneshët përfaqësojnë një ndër shembujt më domethënës të ruajtjes së identitetit shqiptar jashtë trojeve etnike. Ai vlerëson se trashëgimia e tyre është një pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe kulturore shqiptare, duke dëshmuar për lidhjen e fortë që diaspora ka ruajtur me rrënjët e saj.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara