Prishtinë, 22 korrik 2025
Ambasada e SHBA-së, Kosova ka potencial të bëhet kontribuues kyç në sigurinë globale.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka vlerësuar se Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike dhe të shndërrohet në një kontribuues kyç të sigurisë globale, falë partneriteteve të forta me kompanitë amerikane.
Përmes një njoftimi, ambasada amerikane është shprehur krenare që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në diskutimet mbi zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
“Krenar që i bashkohemi MM-së, FSK-së dhe Odës Ekonomike Amerikane në diskutimet për industrinë e mbrojtjes në Kosovë. Ky sektor ka potencial të nxisë rritjen ekonomike dhe ta pozicionojë Kosovën si kontribuues kyç në sigurinë globale, të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet me kompanitë amerikane. Një industri moderne dhe e qëndrueshme e mbrojtjes forcon të dy kombet tona”, thuhet në postimin e ambasadës.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi